Reperi Gold AG njihet që prej fillimit të karrierës edhe për prirjet e tij patriotike.
Shumë prej krijimeve të tij muzikore i janë kushtuar dëshmorëve e madje projektet e tij kanë bërë bujë edhe në shtypin serb.
Jetesa në fëmijëri në Luginë të Preshevës pashmangshëm ka ndikuar që reperi të ketë kontakt me serb.
E një histori jo fort të këndshme të ballafaqimit me ta, reperi e ka treguar në intervistën për Prive.
Goldi ka kujtuar momente kur bashkë me shokët e tij ishte përfshirë në zënka me moshatarë të nacionalitetit tjetër.
Fatmirësisht, dënimet nga mësuesja siç tregon Goldi, nuk ishin më të rëndat e mundshme.
Deklaratën e Arianit mund ta ndiqni në videon e mëposhtme. /PRIVE.AL/