Sot, këngëtari Milot Llalloshi feston ditëlindjen e 32-të.
E në këtë ditë të veçantë, nga familja e producentit është përgatitur një surprizë modeste në ambientet e shtëpisë ku po festohet kjo ditë.
Ka qenë motra e Milotit, këngëtarja Edona Lalloshi ajo që ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale foto nga festa ku Miloti shfaqet me përplot nipa e mbesa, në prag të bërjes baba.
Kujtojmë se pas kurorëzimit të dashurisë në muajin Prill, pak javë më parë u bë publik lajmi se Llalloshi dhe bashkëshortja, Erxhina pritet të bëhen prindër brenda pak muajve dhe përgatitjet duket se tashmë vetëm se kanë filluar. /Prive.al/