Kur do të publikohet kënga e re nga Lyrical Son ?!

By

Pak ditë më parë u bë e ditur nga vetë Lyrical Son se së shpejti vjen një projekt i ri.

E sot, reperi ka zbuluar se kënga ‘Shush’ do të publikohet të premten me 4 Dhjetor në kanalin zyrtar të PINT në Youtube.

Për realizimin e kësaj kënge është përkujdesur K Master teksa inçizimi është bërë tek Big Bang.

Kjo këngë po pritet nga fansat të cilëve iu kanë munguar projektet nga PINT kohëve të fundit. Pas Kreshës që u rikthye me duetin me Gjikon, duket se tani është rradha e Festimit për të goditur në shenjë.

Kujtojmë se ‘A thu kush’ dhe ‘They don’t know’ ishin dy këngët e Lyrical Son që këtë vit u pëlqyen mjaft nga publiku. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm