Kur do të publikohet kënga e re nga Besa Kokëdhima ?!

By

Tash e disa muaj, fansat e këngëtares Besa Kokëdhima po presin një krijim muzikor nga ajo.

Megjithëse fillimisht u mendua se një projekt nga Besa do vijë në fundvit si dhuratë për ata që pëlqejnë muzikën e këngëtares, planet ndryshuan.

Por, Janari i këtij viti nuk do kalojë pa risi në planin artistik nga Besa. Kënga e titulluar ‘Kameleon’ do publikohet me datë 20 dhe pritet të jetë një sukses.

Ndryshe, megjithëse jo me projekte muzikore, Besa muajve të fundit ishte mjaft aktive me sete fotografike në të cilat me imazhin e kuruar deri në detaje, shkëlqeu dhe la pa fjalë publikun. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm