Hashim Thaçi kopjon Arifhikmetin ?!

By

Nominimi i filmit kosovar ‘Shok’ në ceremoninë prestigjioze të ndarjes së çmimeve Oscar pa dyshim se përbën lajmin e ditës.

Këtij zhvillimi pozitiv i janë gëzuar të gjithë. E në mesin e urimeve, nuk ka munguar as një status nga Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi. Por ajo që ra në sy ishte mënyra se si ai shkruajti statusin në Facebook për këtë ngjarje.

Nisja e fjalisë me ‘urime, urime, urime’ ka bërë që shumë njerëz në rrjete sociale të krahasojnë zv.kryeministrin me aktorin e serialit ‘O sa mirë’, Xhevdet Jasharin që njihet se e përdor shpesh këtë frazë në serial.

Madje, ka pasur të tillë që Hashim Thaçin e kanë emërtuar si ‘ArifHikmeti i dytë’. /Prive.al/

thaqi

Artikuj të ngjashëm