‘A don si kjo’ është projekti i fundit i lançuar me videoklip nga këngëtarja Ronela Hajati. Kjo këngë sot ka shënuar milionin e shtatë të shikueshmërisë në YouTube.
Duke festuar këtë fakt, Ronela ka paralajmëruar këngën e saj të re me shkrimin “Së shpejti”.
Detajet mbi këtë Hajati i ka treguar në fillim të janarit në Prive dhe do të ketë lidhje me projektin e publikuar vite më parë ‘Malagata’.
Spoti i kësaj kënge do të shoqërohet me një videoklip mjaft të nxehtë që do të lançohet gjatë këtij muaji.
Detajet i gjeni në videon e mëposhtme. /Prive