2016-tën e nisi duke vulosur epitetin e rekordmenit të skenës shqiptare kur është fjala për numrin e projekteve muzikore të publikuara.
Gold AG nuk e ka ndërmend të ndalet dhe së shpejti do të publikojë projektin e ri që pason ‘Bota kalimtare’ e ‘Pushkë e çifteli’.
Kënga ‘Dashnia e nanës’ në duet me Shyhrete Behlulin tashmë është finalizuar dhe pritet që të publikohet së shpejti.
Prive mëson se datat 2 – 3 mars janë opsioni më real për lançimin e këngës nëse gjithçka shkon sipas planit dhe nuk ndryshojnë gjërat.
Ndryshe, Goldi menjëherë pas këtij projekti ka gati edhe këngët e tjera, disa solo e të tjerat në bashkëpunim.