Blero ishte mysafiri i rradhës në emisionin NIN në Klan Kosova. Ai bashkë me Alex performoi këngën e tij më të re të titulluar ‘Pse’ dhe më pas foli për planet në të ardhmen teksa dha komentin e tij edhe për ato se çfarë po përfliten.
Kur u pyet nga Alaudini se a është në plane martesë me Afronën, ai u përgjigj se momentalisht është shumë herët.
Ai komentoi dhe frazën e tij të famshme ‘Mos u martoni pa dashuri’ të dhënë për Prive në intervistën e parë pas ndarjes. Ai tha se duhet dikush të njihet shumë, shumë gjatë përpara se të merret një vendim, ndërsa mohoi se ai vetë është martuar pa dashuri.
Blero thjesht këshilloi të tjerët që të lënë të kalojë kohë derisa të hedhin hapa konkret në çift. Këngëtari shtoi se viti i ardhshëm përpos në planet e karrierës si fokus do ketë edhe punët në biznese tjera të tij. /Prive.al/