Lojërat e fëmijërisë për secilin prej nesh janë ndër kujtimet më të bukura.
Kjo vlen edhe për Dhurata Dorën e cila disa prej tyre i ka të dokumentuara në memorie edhe me fotografi.
Këngëtarja në Snapchat ka ndarë momente të kësaj periudhe me lojëra tipike për vajza si ‘nusesh’ apo përzgjedhja e më të bukurës.
Në këtë të fundit, Dhurata ishte triumfuese pasi në secilën foto shihet e rrethuar nga shoqet me kurorë të improvizuar.
Në planin artistik, ajo po e shijon suksesin e këngës ‘Shumë on’ që u publikua si projekt pak ditë më parë. /Prive.al/