Kur Bebe Rexha takoi Eminemin: Ajo çka i kishte thënë reperi do ju bëjë të qeshni

By

Në vitin 2013-të, këngëtarja me prejardhje shqiptare Bebe Rexha kishte shkruar një këngë të titulluar “Monster Under My Bed”, e cila ishte e destinuar të ishte pjesë e albumit të saj debutues.

“Monstrumi ishte ankthi im dhe depresioni” ka thënë Bebe Rexha në një intervistë dhënë së fundmi për BBC. “Ishte një këngë për veten time dhe ku pata treguar se kush jam dhe se duhej ta pranoja veten e të mos ndryshoja”.

Por kur kishte shkuar në studio ta incizonte këngën, por më pas Bebe kishte menduar ky tekst do t’i shkonte shumë reperit Eminem dhe se ai do të lidhej shumë me shpirtin që kishte teksti.

Eminem e kishte shndërruar këngën në një hit botëror që kishte marrë vendin e parë në top listat e 23 vendeve të botës.

“Njerëzit më pyesnin se si është Eminemi! Dhe unë isha sikur: Hmm nuk e di, s’e kam takuar kurrë”, ka thënë ajo me të qeshura.

Por përgjigjja e saj do ndryshonte përfundimisht në Maj, kur reperi e kishte thirrur Bebe Rexhën në skenë, në festivalin e muzikës ën Coachella.

“Ishte tejet cool”, ka thënë ajo. “E shihja në prova dhe i pata thënë: “Oh zot, është tejet ‘cool’ të të takoj”.

E përgjigjja që i kishte thënë Eminemi, është qesharake.

“Nuk është cool të njihesh me mua”, i kishte thënë ai. /Prive.al

Bebe Rexha

Artikuj të ngjashëm