Një palë taka elegante dhe të larta do ishin pritjet tona për një fustan glamuroz si ai që veshi Ariana Fejzullahu në dasmën e Gjikos dhe Elita Rudit.
Por bukuroshja e famshme, kishte vendosur për krejt dicka tjetër!
Një palë atlete “Balenciaga” kishin qenë kombinimi i Arianës për këtë mbrëmje që mblodhi në një vend shumë emra të njohur kosovarë.
Bashkëshortja e këngëtarit Ermal Fejzullahu ka publikuar në profilin e saj në Instagram një fotografi, ku prezanton pamjen e saj mbrëmë dhe kombinimi mund të mos jetë konvencional, por është mjaft interesant. /Prive.al