Kuptohet historia prekëse e Miss Universe Kosova: Nga mosha 14 vjeçare…

By

Camila Barraza, Miss Universe Kosova 2016 që ngjalli shumë debat me përzgjedhjen e saj si e para e huaj që triumfon në spektaklet kosovare të bukurisë ka zgjedhur të flasë sërish.

Pasi reagoi një ditë pas spektaklit dhe sqaroi mbrëmë disa gjëra në NIN të Klan Kosova, Camila Barraza ka zgjedhur rrjetin social Instagram për të treguar historinë e saj prekëse të ëndrrës që ka ndjekur që 14 vjeç.

Në një shkrim të gjatë ajo ka treguar për zanafillën e punës së saj, thashethemet se i dashuri është milioner dhe besimi se mund t’ia dalë në përfaqësimin e Kosovës.

Më poshtë, Prive.al ju sjell të plotë shkrimin e Camilas i shkruar në gjuhën angleze:

Punoj që nga mosha 14 vjeç.  Shumë shpesh familja ime më ka dhënë para të shkoj në audicione, nëna ime e ka lejuar vëllaim me axhallarët të vinë me mua në spektaklet e modës, audicionet, punët, vetëm që të realizoj ëndrrën. Unë kam filluar të udhëtoj vetëm si  19 vjeçare vetëm, pa familjen e miqtë. Kam gjetur në Kosovë ngjajshmëri të madhe me vendin tim, familjen time dhe jam shumë e lumtur të jetoj këtu.

Nëse ka njerëz që nuk më duan për përfaqësimin e shtetit që e pëlqej po aq sa timin, ju kërkoj ndjesë, nuk ishte qëllimi im ta shkaktoj këtë ndjenjë. Qëllimi im është të rikthej në Kosovë gjithë eksperiencën e bukur jetësore që ky shtet më dha. Duhet ta dini që sot jam kush jam, Miss Kosova, falë gjithë përpjekjeve në jetë dhe jo sepse dikush pagoi çmimin apo pse i dashuri im është milioner dhe gjithë gjërat tjera të këqija që kam dëgjuar. Jam femër që ka vendosur gjithë energjinë dhe përpjekjet për të përfaqësuar Kosovën.ࡗ

Artikuj të ngjashëm