Ka mbi një muaj e zhdukur.
Aktorja me origjinë shqiptare, Adea Shabani ka humbur pa gjurmë nga muaji shkurt dhe siç dyshohej, fatkeqsisht fundi i saj ka qenë tragjik.
Katër ditë pasi i dashuri i aktores nga Maqedonia bëri vetëvrasje, sipas të gjitha gjasave është gjetur trupi i Shabanit.
Personeli policor nga mengjesi janë në vend të ngjarjes në Spenceville Nature Preserve me antropologët mjeko-ligjorë për të rimarrë eshtrat e një trupi femëror që besohet të jetë i aktores Adea Shabani.
Togeri Bringolf ka thënë për YubaNet se mbetjet janë në përputhje me ato të një femre dhe identiteti i trupit të zbuluar do të kuptohet pasi të përfundojë hetimi i mjekut, i cili mund të zgjasë disa ditë.
Sidoqoftë, sipas të gjitha gjasave, bëhet fjalë për kufomën e Shabanit.
Këtë Prive ka arritur ta konfirmojë nga miq të aktores të cilët tashmë kanë nisur në rrjete sociale postimet ku ngushëllojnë familjen.
Detajet nga ky fund tragjik pritet të zbulohen me kohë…