Melisa Lleshi dha intervistën e saj të parë pasi ishte kryefjalë e javës së fundit për prishjen e raporteve me Blastën dhe me Mbresën.
Sigurisht që në Prive nuk do të shpëtonte pa u pyetur si për njërin si për tjetrin.
Për Blastën, refuzoi të përgjigjet në pyetjen e drejtpërdrejtë por duket se i dha një kunjë të fortë në mënyrë indirekte.
E pyetur se cili lloj i mashkullit e ka X nga ajo së fundmi, Melisa u shpreh:
“Një shpifës që vetëm do të reklamojë veten në shpatullat e një gruaje. Një mashkull që sillet si gru kur në fakt rolin duhet ta ketë gruaja e vetë”
Mos e ka për Blastën?
Nuk mund të thuhet me siguri të plotë mirëpo gjasat janë që ky thumb i drejtohet specifikisht atij. /Prive.al