Këngëtari Robert Berisha me projektin e tij muzikor debutues ‘MIA’ ka rikthyer në fjalorin e diskursit të përditshëm mjaft shprehje të përdorura më pak.
Ndër to, edhe ‘damlla’ të cilën ai po e thotë edhe vetë. Në këtë formë ai ka ‘mallkuar’ sot personin që i ka hapur Snapchat duke deklaruar se vetë nuk posedon një të tillë.
‘Mirdita vllazni e motra…une snapchat nuk kom edhe sma mer menja qe e boj najher…qaj qe e ka qel emêr tem Damlla i rraftë’ – ka thënë Roberti në imazhin e postuar prej një seti fotografik të realizuar së fundmi.
Një mallkim të ‘stilit’ të Robertit pak ditë më parë e bëri edhe Gjiko kur foli për humbjen me rezultat minimal prej 1 me 0 ndaj Zvicrës. /Prive.al/