Dje, Lumi B dhe Dafina Zeqiri publikuan bashkëpunimin e tyre më të ri ‘Kalon’.
Kënga që prej minutave të parë u pa se do jetë një hit i pakontestueshëm i kësaj vere, falë kritikave pozitive që erdhën menjëherë.
Por, në tentim për t’ia frenuar suksesin, dikush ka raportuar këngën në Youtube duke bërë që për disa orë të jetë e paqasshme në Youtube.
Mbi zhvillimin ka reaguar Lumi B përmes një postimi në Instagram ku shprehet: ‘Kena dhez edhe pa Youtube. Juve qe po ju pengon suksesi jonë e që pe dimë kush jeni, hajt se t’kalon. Kënga kthehet shumë shpejt’
Nuk dihet për kë mund ta ketë pasur Lumi por duket se bëhet fjalë për rivalitet mes kolegëve. Teksa mbesim ende kuriozë mbi emrat e mundshëm, s’na mbetet gjë tjetër pos ta shijojmë këngën që tashmë në mëngjes është kthyer në Youtube. /Prive.al