Kujt ia përplasi në fytyrë Ronela ?!

By

Është pa dyshim një ndër artistet më të talentuara shqiptare. Si rrallëkush, Ronela Hajati përfshihet çdo herë në krijimet e saj muzikore, në tekste e muzikë.

Por ky fakt që e bën një lojtare shumë të fortë në skenë, nuk është e thënë medoemos që të ndikoj që ajo të përkrahet e vlerësohet për atë që është.

Në një intervistë për mediat në Shqipëri, Ronela pati folur për një periudhë të gjatë të një presioni të llahtarshëm psikologjik që kishte ardhur si pasojë e problemeve në karrierë, respektivisht me një produksion të caktuar.

E duket se pikërisht për këtë periudhë, ajo ka folur sot përmes një postimi në Instagram.

‘Kujtoje fytyrën time. Do të bëj që ju t’i bini pishman për çdo gjë që keni bërë kundër meje. Po, zemra ime do ju fal sërish’ – ka shkruar Ronela pa specifikuar qartë se për kë e ka një dedikim të tillë.

Kushdo qoftë targeti i Roneles, një gjë nuk ka dilema – suksesi është përgjigjja më e mirë. /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm