Elvana nuk është e vetmja artiste në familjen Gjata. Mesa duket dëshirën për të kënduar dhe talentin e ka trashëguar nga motra e saj e madhe Migena.
Migena Gjata është një këngëtare e njohur e muzikës lirike. Suksesi i fundit i saj ka qenë pjesëmarrja në “North Rhine-Westphalia celebrates Advent 2014”, një koncert live dedikuar Krishtlindjeve në Gjermani.
Sot Elvana në llogarinë e saj në snapchat ka postuar një video ku dëgjohet zëri i motrës së Elvanës për të cilën ka shkruar: “Ta dua zërin”.
Të dy këngëtaret janë në botë të kundërta muzikore por ndoshta në një të ardhme edhe mund ti shohim së bashku në një projekt.