Kritikat dhe vlerësimet janë pjesë e pandashme e artit e të cilat çdo herë janë pjesë e jetës së artistëve.
Por kur ato bëhen nga një këngëtarë ndaj një kolegeu kanë peshë shumë më të madhe se herave tjera e Sinani këtë gjë e ka bërë sot duke komplimentuar njërën nga koleget e tij.
Bëhet fjalë për Fatmire Breçanin, këngëtaren e muzikës popullore e cila me zërin e saj karakteristik bëri që muzika popullore të jetë mjaft e pëlqyer e të dëgjohet në masë të madhe.
Kujtojmë se artistja me prejardhje është nga Tropoja prandaj këngëtari Hoxha përmes një fotoje të publikuar në Instagram e ka quajtur atë si “Bilbil nga Tropoja” duke shprehur kështu simpatinë që ka për zërin e saj e duke e vlerësuar në maksimum atë. /Prive.al/