Kujt i kanë dedikuar Yllka dhe Vali Kuqi një këngë kaq prekëse (VIDEO)

By

Këngëtarja Yllka Kuqi  traditën e mzuikës po e përcjellë mjaft mirë, projektet e saja muzikore ani pse të rralla po pëlqehën mjaft shumë nga publiku.

Balada e fundit “A ke ti zemër” ishte njëra nga ato që e solli Yllkën në formë të përkryer në të gjitha dimensionet, deri sa kënga pati pritje të mrekullueshme.

Njihet për bashkëpunime të shumta dhe mjaft të suksesshme por akoma nuk e kemi parë në një këngë duet me vëllain e saj Vali Kuqin i cili veq sa ka përfunduar studimet për kompozicion.

E ftuar në emisionin NIN, këngëtarja shpalosi shumë plane dhe rrëfime nga jeta e saj personale, veq tjerash edhe bashkëpunimin me Valin, i cili ka kohë që është realizuar mirëpo të dy janë duke pritur një moment të veçante për  ta lançuar për faktin se kënga ka një dedikim special dhe kërkon trajtim të tillë.

Ndryshe, teksti i kësaj kënge është nga një zonjë e cila ka humbur nënën por që është përshtatur mjaft edhe me gjendjën emocionale të Yllkës, nëna e të cilës është tashmë e ndjerë.

Nuk dihet nëse kënga do të ketë ndonjë videoklip por megjithatë shumë shpejt ajo do të transmetohet në youtube.

Për më tepër, ndiqeni rrëfimin e saj për emisionin NIN./PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm