Stresi: “Nuk e shkel më Kosovën nëse Xhuli shpallet fituese e BBVK”

By

Konkurrenti i formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Stresi ka bërë një deklaratë goxha bombastike në një bisedë që kishte me Gresën, Dafinën dhe Artën.

Stresi është zotuar se nëse Xhuli shpallet fituese e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, ai nuk do të futet kurrë më në territorin e Republikës së Kosovës.

“Për besë nuk shkeli më në Kosovë nëse Xhuli shpallet fituese. Aq burrë jam, aq i ofenduar që ndihem. Me deklaratat e mia ndoshta dhe vetës i bëj dëm, vallain në Kosovë kam edhe dajë por nuk shkeli më. Sepse po fitoj ajo është shumë e padrejtë”, ka thënë Stresi.

“Nëse e fiton Xhuli për besë do ta shkruaj një libër sepse është e padrejtë. Por, s’mundem me besua që populli mund të arrijë deri këtu. Po u dashka me vdek këtu për me ta vënë emrin e me ta dhënë çmimin”, ka shtuar ai.

Artikuj të ngjashëm