Këngëtarja e njohur nga Kosova, Edona Llalloshi, përkundër shumë artistëve që zgjodhën të marrin disa ditë pushimi në vende malore e dimërore ajo zgjodhi një vend më të ngrohtë e bregdetar.
Ajo ka zgjedhur që këtë vikend ta kalojë në Greqi më saktësisht në Selanik.
Edona në këtë udhëtim nuk është e vetme pasi sipas një fotografie të publikuar nga vetë ajo shihet e shoqëruar nga disa mikesha të saj.
Kujtojmë se në aspektin profesional këngëtarja ka mbushur pothuajse një vit pa bërë ndonjë prurje të re e përkundër këtij pasiviteti në këtë aspekt mbrëmjet dhe eventet e shumta nuk kanë munguar për të. /Prive.al/