Ku përfundoi mbrëmë Damiano pas përjashtimit nga Big Brother?!

By

Në një rast të paprecedentë, produksioni i Big Brother vendosi mbrëmë që në fillim të spektaklit për përjashtimin nga gara të Damianos, i cili shihej si një prej konkurentëve më të fortë.

Dallaveret e tij, që ndonëse nuk do ishin të mundura pa ndihmën e produksionit u përmendën si një arsye e vendimit për të larguar nga gara konkurentin në fjalë.

Zhurma e madhe mediatike që kontestoi thellë edhe kredibilitetin e produksionit bëri që ky i fundit as të mos i japë hapësirë në spektakël për t’u shprehur.

Ndryshe nga të gjithë konkurentët e tjerë, Damiano nuk ‘zbarkoi’ në studion e spektaklit por duket që edhe në alternativat tjera, ai nuk ka mbetur keq.

Ish-banori ka pritur përfundimin e spektaklit për të ‘festuar’, nëse kishte mbetur hapësirë për diçka të tillë, në një prej klubeve të Tiranës.

Bashkë me të ishin Armela, Gerta e dy banorët nga Kosova, Liridoni dhe Donjeta. /Prive.al/

big brother

Artikuj të ngjashëm