Ku e si nisi historia e dashurisë për Shyhreten dhe Lulin?

By

Historia e tyre e dashurisë i ka rezistuar viteve duke rezultuar në një martesë të shëndoshë dhe familje të madhe.

Por si ka nisur lidhja e dashurisë së këngëtares Shyhrete Behluli dhe bashkëshortit të saj, Lulit?!

Pak dihet mbi këtë pjesë por një detaj nga historia, vite pas e ka rikujtuar vetë këngëtarja në rrjete sociale.

Një mirënjohje për Lulin nga klubi futbollistik ‘Ballkani’ ku i vlerësohet kontributi ndër vite ka qenë shkaku që Shyhretja të bëhet nostalgjike.

Pikërisht angazhimi në këtë klub të futbollit në Suharekë duket të jetë arsyeja e shkëndijes dhe takimit të parë mes çiftit.

‘Ti si futbollist erdhe në ekipin e Ballkanit, aty ku u pamë dhe u bëmë bashkë’ – shprehet mes tjerash këngëtarja në postimin e bërë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm