Ku do qëndrojë Rita në Prishtinë?!

By

Pas një vargu të thashethemeve mbi (mos)ardhjen e Rita Orës në Kosovë tashmë nuk kemi dilema. Këngëtarja botërore do t’i rikthehet origjinës për një koncert me rastin e dhjetë vjetorit të pavarësisë.

E ndonëse duket se organizimi çaloi edhe në aspektin financiar, të paktën qëndrimi i Ritës do jetë komod.

Përpos ardhjes me aeroplanin privat të zëvëndës kryeministrit Behgjet Pacolli, mësohet se këngëtarja do vizitojë edhe villën e kreut të AKR-së teksa stafi do sistemohet në disa suita luksoze në hotelin Swiss Diamond, poashtu nën pronësi të familjes Pacolli i cili gjendet pak hapa nga skena ku pritet të performojë këngëtarja.

/Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm