Ditëlindja e Sarës bashkon gratë e të famshmëve

By

Sara Hoxha dje kishte ditëlindjen dhe në një situatë si kjo që po shkon drejt hapjes, një festë e madhe, ndryshe nga viti i kaluar, s’kishte se si të mos bëhej.

Në një prej lokaleve të kryeqytetit, partnerja e reperit Ledri Vula festoi ditëlindjen në prani të shumë të ftuarve.

View this post on Instagram

A post shared by Prive.al (@prive.al)

Sigurisht, nuk kanë munguar shokët e Ledrit, nga MC Kresha tek Lumi B e Milot Rashica.

Kjo ditëlindje njëherësh ka bërë bashkë edhe gratë e të famshmëve, Mirandën, Belkis, të cilat kanë poashtu kanë krijuar miqësi të forta me njëra-tjetrën.

Nuk ka munguar as bashkëshortja e reperit MC Kresha, Erzina e cila shihet rrallë. Në event ka munguar Ariana Fejzullahu që gjendet në pushime në Turqi

Me pamjet nga festa që duket të ketë qenë super organizim, Sarës i urojmë edhe 100! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm