Diona Fona, është një nga këngëtaret e reja e cila është pranuar shumë shpejt nga publiku shqiptar. Artistja është lindur në Londër e jeta e saj është zhvilluar mes Anglisë e Kosovës, e kjo ka bërë që të përjetoj shumë sfida si fëmijë.
Në moshën 12 vjeçare kthehet për disa vite për të jetuar në Kosovë, por kjo eksperiencë nuk ishte aq e bukur.
Përgjatë një viti në Prishtinë, Fona ka treguar se ka qenë e bullizuar nga fëmijët e tjerë.
Edhe pse kishte dëshirë të argëtohej me ta, Diona është ballafaqur me shumë ngacmime, të cilat kishin ndikuar emocionalisht tek ajo – ka treguar ajo si e ftuar në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” në RTV Dukagjini.
Sot, ato komente e kanë bërë më të fortë por si fëmijë ndikojnë shumë.
Ngacmimet nuk mungojnë as tashmë si këngëtare, por ajo di si të ballafaqohet me to si e rritur.