Kthim prapa në rrugën e kujtimeve: Almeda Abazi publikon foto nga fëmijëria

By

Sot një nga vajzat më të bukura, një aktore e suksesshme, një nënë e një djali shumë simpatik dhe gruaja e një aktori shumë të dashur në Turqi, Almeda Abazi publikoi foto kur ishte veçse një vogëlushe – dhe të themi së është shumë simpatike është nënvlerësim!

Almeda, ndan me fansat foto nga përditshmëria e jetës së saj, foto të sajat ose foto ku ajo shfaqet e lumtur me familjen e saj dhe në rrethin e miqve.

Këtë herë ajo ka vendosur të ndajë përveç të tashmes, edhe të kaluarën me ndjekësit që ka në Instagram.

Plot me nostalgji për fëmijërinë, Almeda ka ndarë në InstaStory fotografi kur ajo ishte një vogëlushe. Nga postimet dallohet se është po e njejta Almedë e bukur dhe e qeshur si gjithnjë.  /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm