Një duet i fuqishëm po vjen nga Babastars ?!

By

Nisën mjaft suksesshëm këtë vit me projektet që i sollën. Geti e Onat së bashku për ‘BS’ e Cozman vetëm me ‘Si dje’ përbëjnë dy prej hiteve të diskografisë shqiptare për 2016-tën.

Por siç duket, planet nuk mbarojnë me kaq dhe në agjendë janë edhe bashkëpunime tjera mes artistëve të grupit.

Përmes një foto ku shihet bashkë me Majkin, Agon Amiga e ka paralajmëruar duetin e përbashkët duke lënë prapa pikëpyetje.

Nuk dihet nëse në këtë projekt Majki do vij si reper apo këngëtar mirëpo e sigurtë është se së bashku premtojnë shumë! /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm