Shumë sezone verore, prindërit e Rita Orës kanë kaluar pushimet në Ulqin.
ditën e djeshme ata kanë pasur një takim me Kryetarin e kësaj komune, Aleksandar Daboviç
Në disa fotografi të publikuara në Instagram, Daboviç shihet teksa iu ka dhuruar një mirënjohje të veçantë çiftit Sahatçiu – Ora, teksa edhe kanë arritur edhe një marrëveshje bashkëpunimi, në mënyrë që t’iu ofrohet një mundësi e mirë promovimi e Ulqinit edhe në Mbretërinë e Bashkuar.
“Sot mirëprita mysafirët special të qytetit tonë, prindërit e këngëtares shqiptare me famë botërore Rita Orës, Verën dhe Besnikun. Gjatë një bisede të këndshme dhe miqësore kemi rënë dakord që Ulqini është një qendër rajonale turistike me potenciale të jashtëzakonshme turistike. Çifti Ora u shpreh i gatshëm ta ndihmojë Ulqinin në promovimin e tij edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Faleminderit Vera dhe Besnik Ora” ka shkruar Kryetari i Ulqinit në Instagram. /Prive.al