Kryeministri Haradinaj sot pranon një dhuratë fundviti, 200 kravata u mblodhën për të (VIDEO)

By

200 lloje kravatash janë mbledhur deri më tani për aksionin simbolik dedikuar Kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ky aksion ”humanitar” vie pas një vendimi të të parit të Qeverisë së Kosovës, për rritje pagash të zyrtarëve të kabinetit të tij ndërsa e arsyetoi dhe rritjen e pagës së tij si obligues ndaj vetes pasi s’mund të bëjë paraqitje me rroba të thjeshta, transmeton Klan Kosova.

Në televizionin publik të Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se ai obligohet për postin që ka, të blejë këmisha dhe kollare nga më të ndryshme dhe që për këtë, i duhet një pagë e denjë.

Protesta ku dhe pritet të dërgohen kollaret e mbledhura tek Kryeministri Haradinaj, fillon në ora 12:00 dhe mbahet para Qeverisë së Kosovës, transmeton Klan Kosova. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm