Fifi me probleme mentale? Graniti deklarohet pas furisë në rrjet

By

Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Graniti mbrëmë bëri një deklaratë tronditëse.

Ai ndau për herë të parë detaje nga gjendja shëndetësore e Fifit e cila ishte bërë shumë keq pasi ai e refuzoi duke i thënë se e ka vetëm shoqe.

“Një gjë kisha dashtë me ia sqaru publiku që Graniti e ka sakrifiku lojën e Big Brother për një njeri që është deklaruar aty brenda që në të kaluarën ka pasur probleme shëndetësore mentale.

Edhe kur të gjithë e kanë vënë në dyshim burrërinë e Granitit, keni qenë ju që i kanë ndalë kamerat përpara disa pamjeve të frikshme kur është rrëzuar Fifi edhe i ka rënë të fikët duke gjakosur nga hundja dhe goja. Në atë moment Graniti është ndjerë i detyruar automatikisht për nga aspekti i moralit me i qëndru afër. Graniti nuk ka mundur më të jetë vetëvetja. Të gjithë njerëzit që kanë pyetur përse Graniti nuk është ai që e njohin, kjo ka qenë arsyeja” – u shpreh ai mes tjerash në spektakël.

Fakti që iu referua Fifit si person me probleme mentale nuk u prit mirë me shumë gjasë nga fansat e kësaj të fundit të cilët kanë reaguar në profilin e Granitit në Instagram.

I gjendur përballë “furisë së komenteve”, ai është detyruar që të bëjë një tjetër reagim me të mbaruar spektakli.

“Sqarim. Nuk ishte deklarata ime ajo që ka pasë probleme me shëndetin mental në të kaluarën. Ajo ishte deklarata e vet Fifit që na e rrëfeu sa ishim aty brenda sepse unë se kam njoftë atë më herët. Gjithsesi vazhdoj të bëj tifo për të. Paqe” – është shprehur ai në Instagram.

Kujtojmë se gjatë programit, me shaka, Graniti deklaroi se Fifi e ka zëvendësuar shpejt me Dagzin, duke iu referuar afërsisë së saj kohëve të fundit me konkurentin nga Kosova. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm