Në krejt këto vjet të cilat emisioni Prive ka funksionuar në kuadër të televizionit Klan Kosova, e ka kryesuar skenën e shoubizit shqiptar, duke sjellë në pah dhjetëra njerëz të famshëm dhe jo vetëm kaq.
Përmes Prive, publiku kosovar është njoftuar me disa personazhe të cilat konsideroheshin kontraverse, e për publikimin e të cilave Prive ka marrë mjaft kritika megjithatë, figurat që u prezantuan morën vëmendje gjithandej për shkak se ishin unikë!
Edona James
Djali shqiptar që ndërroi gjininë e nga Kujtim u shndërrua në Edona. Jeton në Gjermani si grua për vjet me radhë, ndërsa për Prive rrëfeu historinë e saj.
Vali Corleone
“King” siç e quan ai veten, u bë personazh shumë i përfolur për daljes në Prive, ku prezantonte stilin e tij të çuditshëm të jetës.
Kallashi apo Donjeta Kasumi
Valltarja ferizajase, që tundi skenat me format e saj bombastike dhe emri i së cilës u bë shumë i famshëm pas prezantimit në Prive.