Prive zbulon: Pas ‘Chonga’ Tuna po sjell këngë me artistin e njohur shqiptar

By

Pas rikthimit në muzikë, Tuna nuk e ka ndërmen të ndalet.

Ajo erdhi me këngën e titulluar ‘Chonga’ pas një kohe shumë të gjatë pauzë për shkak të djalit të saj Tian, të cilin e solli në jetë gjatë muajit maj të vitit të kaluar.

Tuna iu përkushtua atij dhe për këtë arsye nuk e pamë në ekranet tona televizive.

Por, pas suksesit me këngën ‘Chonga’ Tuna së shpejti vjen në bashkëpunim me një artist të njohur.

Burime të Prive kanë bërë të ditur se artistja ka bërë këngë me Seven Saraqin dhe këto ditë nisin xhirimet e videoklipit.

Edhe në projektin e fundit Tuna punoi me Sevenin, dhe nëse nuk e keni vërejtur, artisti këndon një pjesë të shkurtër të këngës së saj.

Në njëfarë mënyre, këtë që ua zbuluam, Tuna e bëri të ditur edhe përmes Instagramit pak ditë më parë, kur u pyet nga një fans nëse do të kemi këngë të reja nga ajo, bashkëpunime apo solo.

‘Edhe edhe’ ka qenë përgjigja e saj.

Deri në publikimin e projektit mes dy artistëve, vazhdoni ta dëgjoni ‘Chonga’./Prive.al

Artikuj të ngjashëm