Janë një prej çifteve më të pëlqyera e si rrjedhojë, kjo i bën edhe ndër më të komentuarit.
Meda dhe Lulja me jetën e tyre private shpesh edhe bien pre e lajmeve të rreme.
I fundit është një thashethem mbi një ndarje të mundshme mes çiftit që u shpërnda gjithandej në rrjete sociale.
E Meda që nuk flet shpesh mbi jetën private e ka thënë fjalën e tij me një postim ku shfaqet me Lulen për të konfirmuar se çdo gjë ec si më së miri për çiftin.
‘1 foto sa 1000 fjalë’ – deklaron Meda në imazh. /prive.al