Ish konkurrentja e formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Kader Kicaj po vazhdon të rrëmbejë vëmendjen e ndjekësve në mediat sociale.
Pos me fotografi e video të ndryshme, Kader kohë pas kohe është aktive në llogarinë e saj të Instagram-it, duke iu ofruar ndjekësve mundësinë për t’i bërë pyetje, dhe ajo më pas t’ua kthej përgjigjet publikisht.
“Pse shkruan anglisht kur s’din moj?”, ka qenë një nga pyetjet drejtuar Kaderit.
“Unë e kam pranuar publikisht para krejtve që nuk di. S’ka marre kurrgjë këtu me mësu, gjithmonë ka vend për përmirësime. Po edhe ‘g translate’ mundemi me përdor, pse me kaq vrull po komentoni rreth kësaj pjesë?”, është përgjigjur ajo.
Përndryshe, Kaderi po vazhdon të shijojë romancën me fituesin e edicionit të dytë Lumbardh Salihun, me të cilin u lidh përgjatë aventurës në BBVK2.