Fjalët e fundit të Kanye West i kanë shtyrë kritikët t’i bëjnë thirrje Coachella-s që ta heqë reperin si një nga përformuesit kryesorë të festivalit të vitit 2022.
Nën pseudonimin “Kim Pete”, një përdorues i rrjetit nisi një peticion duke thënë se organizatorët “duhet të kenë turp nga vetja” që i dhanë West “më shumë një platformë” për të përhapur urrejtje ndaj ish-bashkëshortes së tij, Kim Kardashian dhe Pete Davidson.
“Ne kemi parë Kanye të ngacmonte, manipulonte dhe lëndonte Kim, Pete dhe të tjerët për më shumë se një vit tani,” thuhet në peticion, i cili grumbulloi më shumë se 1,650 nënshkrime nga e mërkura deri të enjten pasdite.
“Askush nuk duket se dëshiron t’i rezistojë, dhe ata që e bëjnë, ai i vë në zjarr gjithashtu. Kjo është qesharake që atij i lejohet ta bëjë këtë lirisht”.
Peticioni u krijua në të njëjtën ditë kur Instagrami pezulloi West nga postimi për 24 orë pas sulmeve të tij të përsëritura ndaj Kardashian dhe Davidson si dhe komedianët DL Hughley dhe Trevor Noah.
“Coachella” është planifikuar të mbahet nga 15 deri më 17 prill dhe 22 deri më 24 prill në Indio, Kaliforni, me West, Harry Styles dhe Billie Eilish si kryesues të festivalit.