Alban Skenderaj uron Albin Kurtin – ka fjalë të mëdha për të

By

Pas numërimit të mbi 90% të votave, Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje del të jetë fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit, për Kryeministër të Kosovës.

Politikani i njohur shqiptar pranoi urime të shumta përmes rrjeteve sociale dhe një i fundit vjen nga këngëtari Alban Skenderaj.

Ky i fundit hyri në Instagram për të postuar një fotografi të Kurti dhe për t’i shkruar disa fjalë për të.

“Urime te sinqerta Albin Kurtit dhe Vetevendosjes per kete fitore te merituar si nje mundesi mbas nje rrugetimi te gjate sakrificash dhe vullneti te hekurt.

Kur ndryshimi vjen duhet te vije i vertete dhe i perceptueshem ne shoqeri. I tille duket kete here por uroj me zemer qe e gjithe rezistenca, idete, premtimet dhe visioni juaj te kthehen ne vepra e te mos mbeten peng i nje mentaliteti te rrenjosur.

Faleminderit Kosove qe me shume se njehere ke dhene shembullin e mire dhe i ke treguar Shqiperise se si nje shoqeri (shqiptare) duhet te veproje e te guxoje me vetebesim. Kosova duhet te jete shprese per Shqiperine ne shume aspekte. Duhet te reflektojme kur shikojme se si nje pjese e vllezerve tane shqiptare kur eshte nevoja dine te jene qytetare te civilizuar dhe pronare te vendit te vete.
Krenari e verber, festa me flamur dhe shqiponjat me dy duar mund ti bejme sa te duam por kur vjen puna dashuria per vendin tend duhet shprehet me vepra dhe gjeste konkrete”, ka shkruar artisti./Prive.al

View this post on Instagram

Urime te sinqerta Albin Kurtit dhe Vetevendosjes per kete fitore te merituar si nje mundesi mbas nje rrugetimi te gjate sakrificash dhe vullneti te hekurt. Kur ndryshimi vjen duhet te vije i vertete dhe i perceptueshem ne shoqeri. I tille duket kete here por uroj me zemer qe e gjithe rezistenca, idete, premtimet dhe visioni juaj te kthehen ne vepra e te mos mbeten peng i nje mentaliteti te rrenjosur. Faleminderit Kosove qe me shume se njehere ke dhene shembullin e mire dhe i ke treguar Shqiperise se si nje shoqeri (shqiptare) duhet te veproje e te guxoje me vetebesim. Kosova duhet te jete shprese per Shqiperine ne shume aspekte. Duhet te reflektojme kur shikojme se si nje pjese e vllezerve tane shqiptare kur eshte nevoja dine te jene qytetare te civilizuar dhe pronare te vendit te vete. Krenari e verber, festa me flamur dhe shqiponjat me dy duar mund ti bejme sa te duam por kur vjen puna dashuria per vendin tend duhet shprehet me vepra dhe gjeste konkrete! Mbas le te 🤞🏼✌🏼👐🏽🔴⚫️🇽🇰🇽🇰🇦🇱🇦🇱

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on

Artikuj të ngjashëm