Me kë është në pushime Gold AG ?!

By

‘Sindromës’ së pushimeve luksoze jashtë sezonës së verës nuk i ka shpëtuar as një ndër reperët më të pëlqyer të skenës, Gold AG.

Ariani ka marrë rrugë drejt ishujve më të mirë të Tajlandës Phi Phi nga ku po poston imazhe kryesisht në rrjetin social Snapchat.

Në secilin prej imazheve të shpërndara, reperi shihet vetëm teksa nuk dihet se kush po e shoqëron atë në këto pushime luksoze.

Me shokë nuk është por edhe vetëm, vështirë të besohet se Ariani po pushon në ishujt magjepsës të shtetit aziatik.

E rëndësishme është që të shijoj çdo moment dhe të relaksohet pas punës intenzive në karrierë.

Ndryshe, reperi për jetën private dhe lidhjet eventuale ka qenë gjithmonë tejet i rezervuar duke mos iu lënë mediave as më të voglën hapësirë për aludime./PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm