Kur Cozman dhe Skivi u përfshinë në rrahjen e vitit me Noizyn e cila edhe degradoi në shkëmbime me armë, ajo që pasoi ishte një varg i thashethemeve mbi relacionet brenda grupit.
U tha se ekziston një ftohje mes Skivit e Cozman në njërën anë e Majkit dhe Getit në anën tjetër që qëndruan komplet indiferent duke mos thënë asnjë fjalë mbi incidentin.
Kjo u duk të mos ishte e vërtetë me paraqitjen e djemve bashkë disa javë më pas por një tjetër emër i grupit që ka kaluar përgjithësisht në heshtje në zhvillimet e fundit, duket se është shndërruar tash në protagonist.
Fjala është për Agon Amigën, relacioni i të cilit me Skivin ka ngjallur shumë pikëpyetje.
Fansat e zjarrtë të Babastars që përcjellin cdo lëvizje të reperëve janë alarmuar së fundmi me largimin e follow-it të njëri-tjetrit mes dy palëve.
Agoni dhe Visari tash e një kohë nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram teksa i pari ka qëndruar neutral edhe për projektin ‘Shoqnia’ i cili pritet të publikohet sot. Amiga është i vetmi nga grupi që nuk ka postuar paralajmërimin sic edhe e do tradita.
Këta dy indikatorë kanë qenë të mjaftueshëm për t’i ngritur dilemat e prishjes mes djemve.
Prive.al ka kontaktuar Skivin i cili prononcimin e dhënë e ka shoqëruar me pak paqartësi.
Fillimisht, ai ka deklaruar se me Amigën prej anës të tij gjërat janë siç kanë qenë gjithmonë por kur është pyetur mbi arsyet e mos ndjekjes së njëri-tjetrit në Instagram, ai ka deklaruar se tek tash po e kupton një gjë të tillë.
‘Ju i paskeni vërtetu krejt, sa e pashë edhe unë tash’ – është shprehur Skivi.
Mes tjerash, ai e ka konsideruar situatën si jo të mirë duke kërkuar kontakt nga palë tjera të ekipit të Prive i cili ndonëse funksionon si kompakt, është i ndarë qartësisht në punën tek emisioni dhe portali.
Mbetet të shihet se për cfarë realisht bëhet fjalë, por heqja e follow-it nga Amiga si i pari nuk do të ndodhte pa një arsye serioze.
Ndryshe, Sylejmani vazhdon normalisht relacionin me Getin dhe Majkin, me të cilët e pret një varg i koncerteve në ditët në vazhdim. /Prive.al/