Krijuesja e hitit “Havana” që pushtoi botën anë e mbanë, Camila Cabello është kapur mat me të dashurin e saj të ri, Matthew Hussey.
Ata ishin parë edhe më herët së bashku, por fotografitë e fundit paparazzi, i vërtetojnë të gjitha dyshimet.
21 vjeçarja që këndoi Havanan dhe 31 vjecari britanik, janë parë duke ecur për dore në aeroportin e Barcelonës në Spanjë gjatë së hënës.
Dyshes i është bashkuar edhe familja e Cabellas ndërsa thuhet se dyshja janë bashkë që nga fillimi i vitit, pasi janë fotografuar edhe njëherë në shkurt.
Matthew është një autor librash i shpallu rsi best seller nga New York Times, që shkruan mbi strategjitë e dashurisë dhe romancës. /Prive.al