Krijuesi i shumë hiteve Ermal Fejzullahu sot feston ditëlindjen, ju kujtohet hiti i tij i parë?

By

Qysh kur ishte i vogël Ermali u inkuadrua në muzikë. Fillimsht në muzikën për fëmijë ku edhe ishte pjesë e disa festivaleve qysh në moshën 6 vjeçare. Është e njohur sidomos kënga e Ermalit së bashku me motrën e tij Bulzën, “Trashe“ që ishte shumë e pëlqyer nga publiku, ose të themi më mirë ekuivalenti i këngës për fëmijë “Baby Shark”.

E tani vite më vonë këngëtari ka krijuar hite që dëgjohen gjithmonë. Së shpejti ai do të bëhet baba për herë të katërt, me një karrierë që i kalon dy dekadat.

Sot ai feston ditëlindjen dhe mbush plot 31 vjeç. Me foton që ai postoi ditëlindjen kur ishte vetëm një vogëlush na bën të kuptojmë se sa shpejtë ikën koha por dhe sa shumë gjëra mund të arrish në jetë!

View this post on Instagram

31 🎂

A post shared by Ermal Fejzullahu (@ermal.fejzullahu) on

 

Artikuj të ngjashëm