Pak minuta më parë u tall me Noizyn në një postim në rrjetin social Instagram por një tjetër zhvillim nga Stresi ka befasuar.
Krejt papritur, kur Noizy është akoma në Kosovë dhe Cozman gjendet në stacionin policor, Arkimedi bashkë me disa miq të tij është nisur për Prishtinë.
Lajmin Stresi e ka bërë të ditur në rrjetin social Instagram ku nuk ka specifikuar arsyen e nisjes drejt kryeqytetit kosovar.
Ndryshe, Stresi nuk dihet që ka ndonjë mbrëmje muzikore të caktuar në Prishtinë këto ditë por një lidhshmëri me përleshjen tani për tani nuk ka mundur të konfirmohet nga Prive.al.