Një postim i bërë sot nga modeli njëherësh gazetari Klinton Zeqiraj ka ngjallur mjaft habi mes ndjekësve të tij.
Përkrah një vajze me barkun e rrumbullakosur e me fytyrë të shprehur, Zeqiraj është shprehur: ‘Do të jem baba së shpejti’.
Një lajm i tillë ka befasuar ndjekësit e Klintonit të cilët nuk kanë qenë në njohuri të ndonjë lidhje serioze të modelit i cili sezonin e kaluar iu rikthye gazetarisë përmes pjesëmarrjes në emisionin ‘Thumb’.
Ndryshe, lidhja e fundit serioze e Klintonit ishte ajo me Renada Caci, aktoren e ‘Portokalli’ e cila përfundoi me mirëkuptim pas disa vitesh bashkë. Ndërkohë, se a është postimi i fundit shaka apo lajm i vërtetë nga Klintoni, këtë mbetet ta shohim në javët në vazhdim. /Prive.al