Kourtney Kardashian kishte vetëm një familjar të ftuar në dasmën e saj për këtë arsye

By

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker u martuan në ceremoninë më intime, të rrethuar nga gjyshja Mary Jo Campbell, mamaja e Kris Jenner, e njohur për familjen si MJ, babai i Travis, Randy Barker dhe disa truproja.

Kourtney Kardashian on Instagram

Sipas një burimi të afërt me Kardashians, ka një arsye të veçantë pse Kourtney zgjodhi gjyshen e saj për të qenë e vetmja në krah të saj.

“Kourtney është fëmija i parëlindur i Kris-it, dhe për shkak të kësaj, ajo ka pasur gjithmonë një lidhje super të veçantë me gjyshen e saj MJ,” zbuluan ata për HollywoodLife.

“Të kishte në krah kur u bë gruaja e Travis ishte kaq e rëndësishme për të dy, dhe kjo. ishte një nga momentet më të veçanta të jetës së tyre. Ata të dy u emocionuan gjatë ceremonisë së vogël.”

Gazeta raportoi gjithashtu se një tjetër i brendshëm tha se MJ kaloi shumë kohë në izolim gjatë pandemisë, kështu që Kourtney u sigurua që gjyshja e saj të mos humbiste dasmën e saj të parë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm