Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Bashkimi hapi dyert e shtëpisë për Prive në një intervistë ekskluzive.
Ai foli në detaje për jetën e tij jashtë emisionit të dashurisë dhe raportit që ka me Alvisën.
Ata kanë kontakte edhe me familjet e njëri-tjetrit, ndërsa për sa i përket planeve për të ardhmen, kanë biseduar që të qëndrojnë në Tiranë.
Bashkimi u shpreh se e kupton pjesën që Alvisa nuk dëshiron të shkëputet nga jeta e saj, teksa pranon se ai vetë është ambientuar po ashtu me Tiranën, ndaj s’do ta kishte të vështirë.
Për më tepër, ai tregoi se në shtëpinë e tij në Mitrovicë kishte tashmë edhe një dhomë për Alvisën.
Ndiqni të plotë intervistën e mëposhtme. /Prive.al