‘Kosova’ shkakton incident në Eurovision!

By

Edhe pse u tha se flamuri i Kosovës mund të valëvitej në Eurovizion, kjo gjë ka rezultuar ndryshe. Para pak minutash, një të riu që gjendet në Sallën ku po mbahet Eurovizioni i është marrë flamuri i Kosovës, pasi ai është valëvitur për disa minuta aty.

“Ma morën flamurin kur isha duke e valëvitur. Gjithçka shkonte mirë derisa erdhi sigurimi” tregon Besarti për KultPlus, i cili na tregon edhe fotografinë derisa e kishte flamurin.

Eurovizioni ka shkaktuar skandal paraprak derisa publikoi listën e flamujve që EBU – Unioni i Transmetuesve Evropian i ndalon për tu valëvitur në garën e madhe muzikore.

Besarti ka vite që e përcjellë nga afër Eurovizionin. Ai gjendet ende në sallë, tash në pamundësi ta mbajë në duar flamurin kaltër, bardh dhe verdhë.

Ndryshe, edhe gazetari Milaim Zeka është parë me flamur të Kosovës teksa nuk dihet se a ka ndërhyrë në të sigurimi.

Artikuj të ngjashëm