Korab Shaqiri thotë ‘Mos më shaj’

By

Pas gjithë asaj tollovie që u shkaktua me rastin e dasmës, duket se tashmë janë normalizuar gjërat në lidhje me Korab Shaqirin.

I përmbushur më shumë se kurrë, Korabi po shijon ditët më të lumtura të jetës së tij me bashkëshorten Lulkaqela.

Menjëherë pas martesës ai është drejtuar ka studio e tij me ç’rast po punon për disa projekte.

Korabi shumë shpejt do ta sjellë këngën e tij më të re të titulluar “Mos më shaj”. Përveç këtij projekti ai po punon edhe në album i cili do të ketë hiq më pak se 20 këngë. Gjithashtu Korabi është kompozitori i instrumentalit të një filmi shqiptar i cili është i mbështetur nga QKK./Prive.al

Artikuj të ngjashëm