Korab Shaqiri i jep lamtumirën anëtarit të familjes

By

 

Dita e sotme për familjen e këngëtarit Korab Shaqiri është përcjellur me një tronditje shkaku i ndarjes nga jeta të gjyshit të këngëtarit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Korabi i cili ka kujtuar figurën e gjyshit të tij përmes një postimi në rrjetet sociale.

‘Zoti të faltë më të mirën atje ku ke shkuar. U prefsh në paqe gjyshi im i dashur’ – ka deklaruar këngëtari në postimin e tij i cili është pasuar me një sërë ngushëllimesh nga miqtë e fansat që pëlqejnë muzikën e tij.

Ngushëllimeve për Korabin dhe familjen iu bashkangjitemi edhe ne! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm